LAJME

Vetëm në muajin shtator 11 persona vdiqën në aksidente trafiku

Vetëm në muajin shtator 11 persona vdiqën në aksidente trafiku
TV Prizreni
TV Prizreni
6 Tetor 2021, 16:17

Vetëm brenda një muaji, 11 persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve të trafikut.

Pesë prej tyre ishin drejtues të automjeteve, pesë këmbësorë dhe një motoçiklist.

Nga Policia e Kosovës kanë apeluar tek qytetarët për kujdes të shtuar gjatë pjesëmarrjes në trafik.

“Mos mbaj kufje gjatë kalimit të rrugës, kurrë mos kalo rrugën duke vrapuar, qëndro i vëmendshëm gjatë kalimit të rrugës”, ishin vetëm disa nga porosit e dhëna nga policia e të cilat iu drejtohen këmbësorëve.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika