Ekipet e vaksinimit kundër COVID-19 në sallën “1 Tetori” në Prishtinë dhe në njësitë e vaksinimit në 16 komuna të Kosovës kanë vaksinuar sot 2519 qytetarë me vaksinën kundër COVID-19.
Sipas MSH-së, me vaksinat e dhënë sot, numri i përgjithshëm i të vaksinuarve kundër COVID-19 në Kosovë ka arritur në 41 867, transmeton lajmi.net.
Vaksinimi do të vijojë për qytetarët e moshës mbi 65 vjeç, të regjistruar në platformën elektronike e.kosova dhe sipas listave në dispozicion të QKMF-ve, ndërsa Ministria u bën thirrje qytetarëve të çdo grupmoshe, që të regjistrohen dhe aplikojnë për marrjen e vaksinës kundër COVID-19 në platformën e.kosova, duke përdorur edhe video-udhëzimet e bëra me qëllim të lehtësimit të aplikimit të tyre.





