LAJME

Vetëm edhe nesër afat për pagesën e tatimit në pronë, gjoba e interes për ata që nuk e paguajnë

Vetëm edhe nesër afat për pagesën e tatimit në pronë, gjoba e interes për ata që nuk e paguajnë
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Prill 2023, 09:03

Qytetarët kanë afat vetëm edhe nesër që ta kryejnë pagësën e këstit të parë të tatimit në pronë për vitin 2023. Ata që s’e paguajnë do të përballen me masa ndëshkimore. Për ta do të aplikohet një interes prej 0.65% për secilin muaj që vonohet pagesa, si dhe një gjobë prej 10% të tatimit të papaguar.

Nesër përfundon afati ligjor për pagesën e këstit të parë të tatimit në pronë. Për këstin e dytë, kanë kohë deri në fund të shtatorit.

Qyetetarët tashmë janë paralajmëruar që të kryejnë pagesat, që të mos përballen me masa ndëshkimore. Këtë vit, faturat e tatimit në pronë do të jenë më të shtrenjta, meqë është bërë rivlerësimi i pronave nga ana e Ministrisë së Financave.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika