Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë shënuar vetëm gjashtë raste të reja me COVID-19, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi. Ndërkohë, një person ka humbur betejën me këtë sëmundje.
Këto raste kanë dalë nga kryerja e 2020 mostrave të dyshimta për Sars CoV-2.
Me këtë, numri i përgjithshëm i të prekurve me COVID-19 është rritur në 132.215, kurse i të vdekurve në 2.445.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 94 pacientë. Raste aktive janë 944, kurse të shtrirë në spitalet COVID, 57 pacientë.