LAJME

Vetëm 5 protestues në Zveçan, boshatisen rrugët

Vetëm 5 protestues në Zveçan, boshatisen rrugët
TV Prizreni
TV Prizreni
3 Qershor 2023, 14:24

Pak protestues janë parë të shtunën në Komunën e Zveçanit.

Ata janë nënshkruar në listat e evidencës edhe sot dhe po qëndrojnë afër ndërtesës së komunës.

Situata në këtë komunë është e qetë.

Pjesëtarë të KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës, të cilët po kujdesen për ruajtjen e rendit, po vazhdojnë të qëndrojnë pranë dhe brenda ndërtesës së kësaj komune.

Edhe në dy komunat tjera veriore të vendit, Leposaviq dhe Zubin Potok, situata është e qetë.

Protestuesit serbë po kundërshtojnë hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale. Situata në këto komuna është tensionuar të premten e 26 majit kur kryetarët e betuar janë detyruar të hyjnë në zyrat e tyre të punës nën asistencën e Policisë së Kosovës. Të hënën, 29 maj, protestuesit me maska e edhe ata pa maska kanë ushtruar dhunë ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve. Ata kanë hedhur gjësende të ndryshme në drejtim të paqeruajtësve, derisa kanë dëmtuar e djegur vetura të mediave./ KP/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika