Në 10 ditëshin e fundit të afatit për deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë, nga gjithsej 4 mijë e 737 zyrtarë të lartë publik, obligimit ligjor për deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë, deri sot i janë përgjigjur 1 mijë e 581 (33.14%) zyrtarë publik, të numrit të përgjithshëm të zyrtarëve që janë të obliguar ta deklarojnë pasurinë.
Drejtori i Agjencisë kundër Korrupsionit, Yll Buleshkaj u ka bërë thirrje të gjithë zyrtarëve të lartë publik që t’i përgjigjen obligimeve ligjore për deklarimin e pasurisë, në të kundërtën do të paraqesë kallëzim penal në pajtim me nenin 430 të Kodit Penal.





