Home LAJME Vetaksidentohet një automjet i KFOR-it në Malishevë

Vetaksidentohet një automjet i KFOR-it në Malishevë

0
Vetaksidentohet një automjet i KFOR-it në Malishevë

Shoferi i një automjeti të KFOR-it ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe është vetaksidentuar sot më 29.10.2025 në fshatin Astrazup të Malishevës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Përveç dëmeve materiale, nuk është raportuar për persona të lënduar.

“Rreth orës 14:10 në dalje të fshatit Astrazup, në Malishevë (rruga Malishevë-Rahovec), shoferi i një automjeti të KFOR-it ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe është vetaksidentuar. Përveç dëmeve materiale, nuk është raportuar për persona të lënduar. Rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”- ka thënë ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here