Një person ka vdekur në një aksident trafiku të dielën në autostradën “Ibrahim Rugova” pasi ka shkaktuar vetaksident me motoçikletë. Policia e Kosovës i ka thënë KOHËS se mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes.
Vetaksident me motoçikletë, vdes një person në autostradën “Ibrahim Rugova”

Njësitet policore për kontroll të autostradave, përfshirë njësinë e hetimeve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po e hetojnë aksidentin.
“Më datë 13.10.2024 rreth orës 14:40, është pranuar informata se në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ Km-3; drejtimi Prizren Jug-Vërmicë është shkaktuar një vetaksident trafiku me motor. Njësitë policore për kontroll të autostradës, përfshirë edhe njësinë e hetimeve kanë dalë ne vendin e ngjarjes për procedura të nevojshme hetimore. Mjekët kujdestarë kanë konstatuar se personi ka qenë pa shenja jete”, thuhet në njoftimin e Policisë./KOHA/
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

