Sejnur Veshall nga Partia Rome e Bashkuar ka deklaruar se në qeverisjen e ardhshme fokusi duhet të jetë në trashëgimin shpirtërore rome, që sipas tij, është e thellë dhe meriton një prezantim më adekuat te populli i Kosovës.
Ai ka deklaruar të hënën në “Zgjedhjet në KOHË” se komuniteti rom po humb dita-ditës.
Gjëja më kryesore e koncentruar është trashëgimia shpirtërore rome e cila duhet të diskutohet shumë sepse është e thellë dhe e larmishme dhe besojmë se s’ka pasur një prezantim adekuat te komuniteti shumicë, edhe pse komuniteti rom po humb dita-ditës”, ka deklaruar Veshall.
Ai ka kërkuar që muzika dhe kultura rome të integrohen në kurrikulat e muzikës nëpër shkollat e Kosovës që nxënësit të kenë informacione.