Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, sot ka qëndruar në Kaçanik ku ka vizituar një fabrikë betoni që është në ndërtim e sipër.
Ai tha se kjo fabrikë është investim i shqiptarëve të diasporës ku do të punësohen më shumë se 150 punëtorë.
“Unë ndihem shumë krenar me punën shembull të kryetarit Besim Ilazi në Kaçanik, e cila është pikërisht ajo që i duhet Kosovës, çka i duhet rinisë dhe që është edhe politikë e imja si kryetar i PDK-së. E kjo pra është punësimi i të rinjve, punësimi i njerëzve tanë në Kosovë. Është një shembull i jashtëzakonshëm se si qeverisja komunale ju ofron investitorëve tanë. Kijeni parasysh, Zharku dhe Guri janë dy familje që po investojnë kapitalin e tyre prej miliona euro duke sjellë investime në vendlindjen e tyre. I falënderoj për këtë investim ku do të punësohen rreth 150 qytetarë. Kjo është fabrikë që do të prodhojë për Kosovën, për eksport dhe kjo është ajo që i duhet Kosovës”, tha Veseli.





