LAJME

Vërshimet e fundit në vend, FSK-ja e gatshme të ndërhyjë në situata emergjente

Vërshimet e fundit në vend, FSK-ja e gatshme të ndërhyjë në situata emergjente
TV Prizreni
TV Prizreni
20 Nëntor 2022, 15:00

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se Forcat e Sigurisë së Kosovës janë të gatshme për situatat emergjente, pas të reshurave të dendura të shiut që përfshinë shumë qytete të vendit.

“Pas reshjeve të mëdha që shkaktuan edhe vërshime në shumë pjesë të vendit, autoritetet tona zyrtare janë duke e monitoruar pandërprerë situatën në terren. FSK si çdoherë, në secilën situatë emergjente, është e gatshme plotësisht, me të gjitha kapacitetet e saj në dispozicion, që të realizoj detyrën ligjore në mbështetje ushtarake të autoriteteve civile dhe qytetarëve tanë pa dallim”, ka shkruar Mehaj në Facebook./klankosova.tv/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika