- Reklama -

Vërshime në disa rajone në Kosovë, IHMK paralajmëron rritje të nivelit të lumenjëve

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se reshjet e pandërprera të shiut gjatë ditëve të fundit kanë shkaktuar vërshime lokale në disa zona të vendit.

Më së shumti janë prekur rajonet perëndimore, përfshirë Gjakovë, Junik, Deçan, Malishevë, Klinë, si dhe pjesa qendrore e vendit, ku disa lumenj dhe përrenj kanë dalë nga shtrati i tyre.

- Reklama -

Sipas IHMK-së, reshjet, të cilat kanë intervale dhe intensitet të ndryshëm, pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim. Kjo mund të shkaktojë vërshime lokale, probleme në komunikacion, vështirësi në trafik, si dhe pengesa në sistemet e kanalizimit.

Aktualisht, lumenjtë kryesorë të vendit, veçanërisht ata në pjesën qendrore, lindore dhe jugore, përfshirë Ibrin, Sitnicën, Lepençin dhe Moravën e Binçës, shfaqin ngritje të lehta të nivelit të ujit.

Instituti ka bërë thirrje që qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes, të shmangin kalimin përmes rrugëve të përmbytura dhe të ndjekin njoftimet e autoriteteve për situata emergjente.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort