Si pasojë e të reshurave atmosferike, janë shkaktuar telashe edhe për banorët e fshatrave Neprogoshtë dhe Manastiricë të zonës së Zhupës.
Në ndihmë banorëve iu kanë dalur organet kompetente komunale, ndërsa punimeve në sanimin e gjendjes i kanë bërë vizitë edhe drejtori për Emergjenca dhe Siguri, Faruk Dakaj dhe drejtoresha e DKRS, Emilia Rexhepi, ka njoftuar përmes një postimi në facebook, kjo e fundit.







