Dogana e Kosovës ka njoftuar se në orët e hershme të mëngjesit, në pikën kufitare të Vërmicës, zyrtarët doganorë kanë kryer një kontroll të detajuar ndaj një automjeti të përzgjedhur për kontroll të dytë, ku gjatë këtij kontrolli, në çantën e dorës së udhëtarit janë gjetur mjete monetare të padeklaruara.
Vërmicë: Dogana konfiskon mjete monetare të padeklaruara

Pas verifikimit dhe konsultimit me njësitë hetimore të doganës, mjetet monetare janë ndaluar për procedura të mëtejshme, ndërsa është zbatuar masa e konfiskimit të 25% të shumës së përgjithshme të padeklaruar, në përputhje me legjislacionin doganor në fuqi.
Dogana e Kosovës rithekson rëndësinë e deklarimit të mjeteve monetare gjatë hyrjes apo daljes nga territori doganor dhe fton të gjithë qytetarët që të respektojnë ligjet në fuqi, për të shmangur masa ndëshkuese, thuhet në njoftim.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Kosova dhe Franca synojnë thellimin e bashkëpunimit ekonomik, në fokus investimet dhe Lojërat Mesdhetare 2030

Totaj takon ushtruesin e detyrës së drejtorit të Parkut Kombëtar “Sharri”, diskutohet për Prevallën

Abdixhiku thërret Kuvendin e jashtëzakonshëm të LDK-së

