LAJME

Verma thotë se Kosova duhet të mbetet shtet demokratik dhe multietnik

Verma thotë se Kosova duhet të mbetet shtet demokratik dhe multietnik
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Janar 2025, 18:51

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, përmes një postimi në Facebook, ka shpalosur ato që u diskutuan gjatë vizitës së Zëvendëssekretarit amerikan të Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard Verma, ku mes tjerash ka theksuar arritjen e marrëveshjes për themelimin e një Dialogu Strategjik ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, Verma zhvilloi takime me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe përfaqësues të komunitetit të biznesit në Odën Ekonomike Amerikane.

Sipas njoftimit të kësaj ambasade, gjatë takimit me presidenten Osmani, palët ranë dakord për të nisur këtë Dialog Strategjik, i cili do të thellojë bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve në fusha kyçe.

Në njoftim bëhet e ditur se Zëvendëssekretari Verma theksoi gjithashtu rëndësinë e ruajtjes së statusit të Kosovës si një shtet demokratik dhe multietnik.

“Verma gjithashtu diskutoi rëndësinë e ruajtjes së statusit të Kosovës si një shtet demokratik dhe multietnik, ku të gjitha komunitetet mund të kenë sukses dhe të prosperojnë pa frikë nga ngacmimet”, thuhet në komunikatë.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika