- Reklama -

Verifikimi i votuesve nga diaspora: Mërgimtarët thirren gjatë kohës së gjumit

Punëtorët e qendrës së thirrjeve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve mund të kenë filluar punën, por në Toronto të Kanadasë ende është kohë e gjumit.

Për këtë arsye, mërgimtari Valon Mehani të dielën nuk e dëgjoi thirrjen për verifikim të votës së tij, në 3 e 53 të mëngjesit. Koha lokale atje është gjashtë orë prapa asaj në Kosovë.

- Reklama -

Mehani tregon se më pastaj ka provuar disa herë ta thërrasë të njëjtin numër, por që nuk ka marrë përgjigje, njofton Klan Kosova.

Por jo të gjithë e patën telashe ta konfirmojnë pjesëmarrjen nga distanca në zgjedhjet e 14 shkurtit. Fadil Miftari nga Zvicra shpjegon se thirrja ishte e shkurtë 28 sekonda, dhe pyetjet e telefonuesit të thjeshta.

Sipas udhëzimit të miratuar nga KQZ, thirrja e parë realizohet në orarin e punës sipas kohës lokale në Kosovë. Ndërsa për ata që nuk janë përgjigjur, tentohet gjatë orarit sipas kohës lokale të vendbanimit të aplikuesit. Kurse në herën e tretë provohet pas orarit të punës, në kohën lokale të aplikuesve.

Ka pasur ankesa se mërgimtarët kanë pranuar edhe thirrje anonime, por nga KQZ janë sqaruar se gjithmonë shfaqet prefiksi i Republikës së Kosovës +383.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort