- Reklama -

Veprimtaritë ilegale në Karaçevë lulëzojnë sërish, flet Qëndron Kastrati

Emisioni “Frontal” i T7, raporton se në Karaçevë dyshohet të kenë nisur sërish lojërat e fatit dhe veprimtaritë e tjera ilegale. Jashtë kamerës, banorët e kanë konfirmuar një gjë të tillë, ndërsa në pamje shihet se objektet e rrënuara kanë nisur të ndërtohen.

Për këtë rast, ka folur në detaje kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati.

- Reklama -

Kastrati tha se qytetarët e kanë informuar komunën se në atë zonë sërish ka veprimtari ilegale.

“Kemi informacione prej qytyetarëve që ka lojëra të fatit dhe veprimtari ilegale, por komuna nuk ka kompetenca të zhvillojë hetime…Ne si komunë kërkojmë nga organet e nivelit qëndror të ndërhyjnë…Rregullisht jemi në diskutime për çdo gjë që ndodh brenda komunës, kemi kërku për nevojën tonë me ndërhy”, tha Kastrati, transmeton Gazeta Express.

Ai tha se së fundi Inspektorati i Komunës ka vizituar Karaçevën, mirëpo pronari i një objekti në ndërtim ka pohuar se po ndërton një fermë, por e njëjta nuk ka pasur leje dhe i është shqiptuar dënim.

“Inspektorati komunal ka qenë në vizitë dhe aty është paraqit që po synohet të ndërtohet një fermë, që s’ka pas leje, i është dhënë dënim…Ndërsa dje, sipas inspektoratit ajo pjesë ka qenë me shirita, nuk sëhtë vazhduar ndërtimi”, shtoi ai.

Kujtojmë se për shkak të veprimtarive ilegale në Karaçevë janë rrënuar disa objekte pa leje dhe janë prangisur dhjetëra persona, në mesin e tyre edhe zyrtarë policorë.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort