Drejtori i Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik në komunën e Prizrenit, Ramadan Tarashaj, gjatë vizitës së tij në shtetin e Francës ka diskutuar me prodhuesit e teleferikëve për teleferikun më të përshtatshëm që pritet të vendoset në Prizren.
Projekti i teleferikut dhe vendosja e tij do të lidhë qytetin me Kalanë e Prizrenit.
Tarashaj sot në Francë ka takuar prodhuesit e teleferikut në panairin e turizmit në Grenoble.