Për disa ditë një grup i qytetarëve me vet iniciativë kanë filluar peticionin për mbledhjen e nënshkrimeve për tërheqjen e Trustit.
E, vetëm për pak kohë janë arritur të mblidhen mbi 21 mijë të tilla.
I njëjti do t’i dërgohet Kuvendit të Kosovës nesër në ora 10:00.
Këtë e ka bërë të ditur njëri nga iniciatorët, Adnan Jashari.
“Çdo gjë gati për neser, për të dorëzuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës, Peticionin- Nismen Legjislative Qytetare me më shumë se 21 mijë nënshkrime për Projektligjin për Trustin. Neser e premte, 15.07.2022, në ora 10:00 bashkë me të gjithë vullnetarët e angazhuar për mbledhjen e nënshkrimeve takohemi para Kuvendit të Kosovës dhe solemnisht dorëzojmë nënshkrimet e mbledhura. Pra i ftoj të gjithë vullnetarët nga të gjitha qytetet e Kosovës që kanë kontribuar në mbledhjen e nënshkrimeve të marrin pjesë nesër në dorëzimin e nënshkrimeve”, shkruan Jashari.
Projektligji për Trustin ka dështuar të votohet më 23 qershor të këtij viti.
44 vota të partive opozitare kanë votuar pro këtij Projektligji derisa 57 deputetë të pozitës kanë votuar kundër.
Kurse, vetëm një ka abstenuar.
Projektligji për tërheqjen e kursimeve nga Trusti Pensional të Kosovës ishte iniciuar nga PDK-ja derisa ishte përkrahur edhe nga partitë tjera opozitare, LDK dhe AAK. Ndërkaq, Vetëvendosje ka dalë kundër kësaj ideje./Front Online