Rreth 500 vendvotime që u takojnë zgjedhjeve për Kuvende Komunale të 17 tetorit, do të rinumërohen në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.
Kështu ka vendosur Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, pas më shumë se 350 ankesave të paraqitura në këtë institucion nga kandidatët për Kuvende Komunale kundër rezultateve përfundimtare të shpallura nga KQZ-ja.
Nga ky numër i vendvotimeve që do të rinumërohen, rreth 450 janë vendvotime të rregullta, ndërsa janë përfshirë edhe dengje të votave me kusht dhe atyre me postë.





