Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka bërë të ditur se ka marrë miratimin e Ministria e Financave për rekrutimin e 1000 punonjësve shëndetësore.
Shuma e angazhimit të punonjësve pritet të jetë mbi 1 milionë euro.
“Pas kërkesës sonë kemi marrë miratimin e MF-së për rekrutimin e 1000 punonjësve shëndetësorë”, ka thënë ministri Vitia në konferencë për media.
Vendimi është marrë pas rritjes së rasteve me koronavirus dhe po ashtu numrit të hospitalizuarve.