Policia e Kosovës në kuadër të projektit Roadpol, Rrjeti Evropian i Policimit të Rrugëve, do të ndërmerr aksion për të kontrolluar vozitësit se a janë duke e vendosur rripin e sigurinë.
Drejtori i Drejtorisë së Trafikut në Policinë e Kosovës, Jeton Rexhepi ka thënë për IndeksOnline se ky aktivitet është në kuadër të operacionit europian “Roadpol– Rripi i Sigurisë”.
Rexhepi bëri të ditur se ky aksion ka filluar me datën 8 mars dhe do të zgjasë deri më 15 mars.
“Mos vendosja e rripit të sigurisë mund të rrisë shumë rrezikun e një lëndimi serioz gjatë një përplasjeje në aksident trafiku dhe mund të jetë përgjegjëse për shumë vdekje në rrugë”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës me rastin e fillimit të këtij aktiviteti.
Policia e Kosovës ka theksuar se me veprimin e thjeshtë të vendosjes së rripit të sigurisë në mjetin tuaj, lëndimet e rënda dhe fatalitetet në përplasje mund të zvogëlohen në mënyrë dramatike.
Rreth 12% e shoferëve dhe 61% e pasagjerëve të ulëseve të pasme nuk vendosin rripin e sigurimit, tregon raporti nga Observatori i Stileve të Drejtimit të A4 Holding.
Gjatë projektit, i drejtuar nga pronari i autostradës A4 Brescia-Padova në Itali, 1330 automjetet u fotografuan në rrugë dhe u analizua sjellja e shoferit. Operacioni i rripave të sigurisë ROADPOL (8-15 mars) do të zhvillohet në të gjithë Evropën, ndërkohë që edhe Kosova është bërë pjesë.