Anëtari i Kuvendit të Prizrenit nga radhët e PDK-së, Alban Bislimaj, ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se janë vendosur sinjalizuesit rrugor në fshatrat Vlashnje dhe Kobaj. Ai theksoi se sinjalizimi i duhur është një tregues i rëndësishëm i organizimit dhe rregullit në çdo vendbanim, raporton TV Prizreni.
“Për ta parë se sa në rregull i ka punët një vendbanim, një nga treguesit kryesorë është edhe sinjalizimi rrugor. Këtu po shihet qartë dhe puna po vazhdon”, ka shkruar Bislimaj.







