• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Wednesday, March 29, 2023
TV Prizreni
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
TV Prizreni
No Result
View All Result
Home LAJME

Vendos Gjykata: 30 ditë paraburgim për infermieret e Pejës

tvprizreni by tvprizreni
November 3, 2022
in LAJME, VENDI
0
Vendos Gjykata: 30 ditë paraburgim për infermieret e Pejës
0
SHARES
646
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Themelore në Pejë i ka lënë në paraburgim tri infermieret e arrestuara për sulmin ndaj të moshuarës në Qendrën për të Moshuar “Orenda” në Pejë.

Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga Gjykata.

“Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurave A.P, A.R dhe R.K, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kishin për të kryer veprën penale sulmi nga neni 184 par.3 nënpar.3.1 lidhur me nenin 31 të KPRKsë. Të pandehurave iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) ditësh pasi që gjyqtari i procedurës paraprake, në vlerësim të kërkesës së Prokurorisë Themelore në Pejë për caktim të masës së paraburgimit ndaj të pandehurave konstatoi se ekziston dyshimi i bazuar se të njejtat e kanë kryer veprën penale që ju vihet në barrë ngase ky dyshim mbështetet në provat që janë dorëzuar nga prokuroria dhe se me gjetjen e mundshme të pandehurave në liri ekziston rreziku i ndikimit në dëshmitarë të cilët janë pjesë e stafit të shtëpisë së kujdesit shëndetësor ku ka ndodhur vepra penale e të cilët nuk janë identifikuar dhe deklaruar ende, si dhe ndikimit në deklaratën e të dëmtuarës pasi që e njëjta është në gjendje të rënduar shëndetësore dhe nuk është deklaruar ende”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, gjykata ka vlerësuar se me lënien e të pandehurave në liri ekziston rreziku i përsëritjes së veprës penale apo i kryerjes së ndonjë vepre të re penale, duke marrë parasysh mënyrën dhe rrethanat në të cilën është kryer vepra penale, shkallën e lartë të pjesëmarrjes së të pandehurave, si dhe faktin se në mediat e vendit qarkullon edhe lajmi se dëshmitarja e cila ka shpërndarë videon me përmbajtje të veprimeve të të pandehurave ka pranuar mesazhe kërcënuese, që në këtë fazë dyshohet se janë dërguar nga të pandehurat ose personat e shtyrë nga to.

“ Andaj, duke u bazuar në rrethanat e rastit konkret, gjykata ka arritur në përfundim se në këtë fazë të procedurës është i nevojshëm caktimi i masës së paraburgimit për të tri të pandehurat me qëllim të pengimit të përsëritjes së veprës penale, kryerjes së ndonjë vepre të re penale apo ndikimit në dëshmitar. Gjykata vlerësoj edhe mundësinë e caktimit të ndonjë mase më të lehtë ndaj të pandehurave, mirëpo gjeti se masat e tjera të parapara me ligj si masa më të buta se masa e paraburgimit, nuk ofrojnë siguri të mjaftueshme për zhvillimin normal, të suksesshëm dhe të papenguar të procedurës penale Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit”, thuhet në njoftim.

“Sot kam shku ne Polici e kam angazhu nje avokat, keq osht”.

Download WordPress Themes
Download WordPress Themes
Download Premium WordPress Themes Free
Download WordPress Themes
free online course
download huawei firmware
Download Premium WordPress Themes Free
udemy free download
Previous Post

Flet sërish babai i Aurona Pelajt: Ajo është në gjendje të rëndë shëndetësore

Next Post

Maqedonia e Veriut miraton trasenë e rrugës Tetovë-Prizren

Next Post
Miratohet marrëveshja e bashkëfinancimit të rrugës Prizren-Tetovë

Maqedonia e Veriut miraton trasenë e rrugës Tetovë-Prizren

Të Fundit

Eurodeputeti Mandl: Asociacioni, si Tiroli Jugor – pa organ legjislativ

Eurodeputeti Mandl: Asociacioni, si Tiroli Jugor – pa organ legjislativ

March 29, 2023
Punëtorët shëndetësorë nesër sërish futen në grevë

Sindikata e QKUK-së thotë se vlera e ndërrimeve të natës për infermierë është 20 dhe 22 Euro

March 29, 2023
Haradinaj dhuron gjak në kujtim të dëshmorëve dhe të rënëve për liri

Haradinaj dhuron gjak në kujtim të dëshmorëve dhe të rënëve për liri

March 29, 2023
Rama: Synojmë rritjen e pagës mesatare në 900 euro

Rama: Synojmë rritjen e pagës mesatare në 900 euro

March 29, 2023
TV Prizreni

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "tvprizreni.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 606 399
Marketing: +383 (0) 48 139 739
Email: [email protected]

Na ndiqni në Facebook

Kategoritë

  • ARGËTIM
  • EKONOMI
  • FAMILJE
  • LAJME
  • OPINIONE
  • PRIZRENI ME RAJON
  • RAJONI DHE BOTA
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • TEKNOLOGJI
  • VENDI

Të Fundit

Eurodeputeti Mandl: Asociacioni, si Tiroli Jugor – pa organ legjislativ

Eurodeputeti Mandl: Asociacioni, si Tiroli Jugor – pa organ legjislativ

March 29, 2023
Punëtorët shëndetësorë nesër sërish futen në grevë

Sindikata e QKUK-së thotë se vlera e ndërrimeve të natës për infermierë është 20 dhe 22 Euro

March 29, 2023
  • Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.