VENDI

Vendos BSPK-ja, më 12 maj fillon greva

Vendos BSPK-ja, më 12 maj fillon greva
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Prill 2022, 12:41

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) janë dakorduar që më 12 maj të mbahet grevë një orëshe, me arsyetimin se kërkesat e tyre nuk janë plotësuar nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Kryetari i BSPK, Atdhe Hykolli, ka thënë se vendimi ka qenë unik dhe se varësisht nga reflektimi i Qeverisë, dhe se më datë 20 maj do të mbahet protestë.

“Sapo përfunduam takimin mbledhjen e BSPK-së dhe u them se jemi është shumë unik me të gjitha kërkesat dhe të gjitha veprimet që do t’i marrim në të ardhmen. Ne sot vendosëm që krahas që është hap një tunel i vogël i dialogut social me qeverinë e Kosovës ne do të vazhdojmë me veprimet tona me datën 12 maj kemi vendos që të fillojmë me një grevë 1 orshe për të gjithë të punësuarit e Kosovës dhe vazhdojmë me protestën me 20 maj me protestën e veprimet tjera sindikale”, tha ai./

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika