Nga nesër 15 qershor, pritet të merret vendimi për lejimin e dasmave në Kosovë. Grupet punuese të Odës së Hotelerisë janë në hartimin e manualit, në bazë të së cilit do të mbahen edhe ahengjet e ndryshme, përshirë këtu edhe sallat e dasmave, klubet e natës, si dhe pishinat.Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva duke shtuar se janë në përfundim të këtij manuali.
“Jemi duke punuar në manualin dhe sa të përfundoj kjo atëherë nuk ka arsye tjera. Është duke punuar grupi punues me manualin dhe me përfundimin e tij, atëherë do të lëshohet ajo përqindja e sallave. Përfundimi manualit parashihet të ndodh sot ose eventualisht nesër paradite. Sot besoj se vendoset, nesër pritet të nënshkruhet dhe pas kësaj do të dalim në një konferencë për medie”, tha Sogojeva për Telegrafi.com.





