Home LAJME Vendimi i MSH-së: Edhe gastronomët mund të aplikojnë për vaksinim në Kosovë

Vendimi i MSH-së: Edhe gastronomët mund të aplikojnë për vaksinim në Kosovë

0
Vendimi i MSH-së: Edhe gastronomët mund të aplikojnë për vaksinim në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se caktimi i terminit për marrjen e vaksinës kundër COVID-19 nga sot do të jetë i mundur edhe për zyrtarët publikë, zyrtarët e Agjencionit të Aviacionit, zyrtarët e Agjencisë Shtetërore të Navigimit Ajror, zyrtarë të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, zyrtarët doganorë, gazetarët dhe gastronomët.Sipas MSH-së, online mund të aplikojnë edhe qytetarët mbi 55 vjeç e ata me sëmundje kronike.Njoftimi i plotë:

Caktimi i terminit për marrje të vaksinës kundër COVID-19 përmes platformës eKosova (https://ekosova.rks-gov.net/) nga sot është i mundur edhe për:Zyrtarët publikë-dëshmia përmes ID;Zyrtarët e Agjencionit të Aviacionit –dëshmia me ID;

Agjencia Shtetërore e Navigimit Ajror-Dëshmia me ID;Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”-dëshmia me ID;Zyrtarët doganorë-dëshmia me ID;
Gazetarët-dëshmia që i përkasin kësaj kategorie;

Gastronomia-dëshmi kontrata e punësNdërkohë, vazhdon caktimi i termineve edhe për kategoritë që më herët janë përfshirë në vaksinim kundër COVID-19 si:Qytetarët mbi moshën 55 vjeçare;Personat me sëmundje kronike pa dallim moshe;Qytetarët që i takojnë ndonjërit nga profesionet si:

Punëtorë shëndetësorë; Mësimdhënës, Forcat e sigurisë (Policia dhe FSK), pjesëtarët e Këshillit të Sigurisë së Kosovës; pjesëtarët e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, pjesëtarët e Autoritetit Civil të Kosovës, zjarrfikësit;Qytetarët të cilëve u kërkohet vaksinimi nga Ambasadat për udhëtim jashtë vendit (për çështje të vizave).Ministria tërheq vëmendjen se cilado kategori e qytetarëve që merr mesazhin/njoftimin për vaksinim, me rastin e paraqitjes në qendrën e vaksinimit sipas vendbanimit të tij, të ketë me vete dëshmi për kategorinë të cilës i përket.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here