Kandidati i AAK-së për Asamble Komunale në Prizren, Ilir Baldedaj, në një postim në faqen e tij në facebook, ka njoftuar se aktvendimi nga ana e KQZ-së, ia pamundëson që të jetë pjesë e garës për zgjedhjet lokale. Me këtë rastë ai ka falenderuar të gjithë ata votues të tij, që ia dhanë besim që t’iu shërbej në demaskimin e keqqeverisjes për 4 vite,
Ai me tej ka theksuar se, ky ndalim politik e bën edhe më të fuqishëm, të mos ndalet asnjëherë në mënyrë që Prizrenit edhe prizrenasve t’ua kthejmë mirëqeverisjen e merituar.
Ky është postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë të Prizrenit, medija të shkruara dhe elektronike!
Datë 30.08.2021
Me aktvendimin nga KQZ, më pamundësohet të jem pjesë e garës për zgjedhjet lokale.
Më këtë rast falënderoi të gjithë ata votues, që më dhanë besim t’u shërbej në demaskimin e keqqeverisjes për 4 vite, ndërsa ky ndalim politik më bën edhe më të fuqishëm, të mos ndalem asnjëherë në mënyrë që Prizrenit edhe prizrenasve t’ua kthejmë mirëqeverisjen e merituar. Për këtë do të angazhohem me të gjithë qenien time njerëzore, për ta demaskuar diskursin e keqmenagjimit që imponoi ky sekt, gjoja në emër të ndryshimit.
Për këtë zotohem se nuk do të ndalem asnjëherë, pasi nuk mund të më eliminojnë politikisht turistë, derisa kemi një Kryeministër të dënuar, por që mban pozitë më të lartë shtetërore.
Rrugëtimin politik do ta vazhdoj pa hezitim në AAK-dega në Prizren.
Do te jem përkrahësi i fuqishëm i kryetarit Lulzim Kabashi edhe të gjithë strukturave të degës.
Me nderime: Iliri Baldedaj