Gjykata e Prizrenit ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për katër të arrestuarit, përfshirë kolonelin e Policisë, Nexhmi Krasniqi.
Caktimi i masës së paraburgimit për katër të arrestuarit më 04.08.2025 në një aksion të gjerë të Inspektoratit Policor të Kosovës, Policisë në koordinim edhe me Prokurorinë e Prizrenit.
Nexhmi Krasniqi, Liman Sallauka, Xhevat Sallauka dhe Ramadan Paçarizi, u arrestuan më 4 gusht 2025 me urdhër të Prokurorisë Themelore të Prizrenit nën dyshimin për shmangie nga tatimi, detyrim dhe armëmbajtje pa leje.
Koloneli policor, Nexhmi Krasniqi po dyshohet për dy vepra penale, atë të detyrimit dhe atë të armëmbajtjes pa leje.
Në këtë rast, Prokuroria ka bërë ngrirjen e xhirollogarive në vlerë prej 126 mijë e 997 eurove, ka sekuestruar të holla kesh gjatë bastisjes në vlerë prej 8 mijë e 850 euro, dhe ka ngrirë një pronë me sipërfaqe të përgjithshme prej 58,7 ari.
Po ashtu, gjatë bastisjes janë sekuestruar edhe u sekuestruan dy pistoleta, 50 fishekë 9 milimetër Lauger, 13 fishekë 9 milimetër me mbishkrim të PK, dy pushkë ajrore dhe një elektro shok, gjashtë telefona mobil, fletore, aktvendime, autorizime, ekstrakte, kontrata dhe dokumentacion të ndryshëm, që do të shërbejnë në cilësi të provave materiale./kallxo.com/