Home LAJME Vendet nga rajoni i Prizrenit ku sot do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike

Vendet nga rajoni i Prizrenit ku sot do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike

0
Vendet nga rajoni i Prizrenit ku sot do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) bën të ditur se të premten, më 30.05.2025, do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik.

Si rezultat i kësaj, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.

Prizren

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.Nga TS 110/35/10 kV Theranda do të ndërprehet:

Dalja 10kV Studenqani 2 (kodi: 32000024) prej orës 10:00 deri në ora 14:00

Vendet: Reshtan, Studençan, Samadrexhë dhe rr, Skënderbeu.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.

2.Nga TS 35/10 kV Dragash do të ndërprehet:

Dalja 10kV Bresana (kodi: 30036007) prej orës 10:00 deri në ora 15:00

Vendet: fshatrat: Blaq, Brodosanë, Buzez, Kuk, Kuklibeg, Zaplluxhe; afariste : N.P.T “Mulliri” Buzez, N.T.P. Qumështorja Sharri Kuk dhe Restoran Opoja.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive: riparimi i ormanit, vendosja e ndërprerësit dhe ndërrimi i kabllos së furnizimit në TS Kuki I me kod: 30036007003.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here