Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se më 26.09.2024, do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik.
Si i rezultat i kësaj, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.
Prizren
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
1.Nga NS 35/10 [kV] Dragashi do të ndërpritet:
Dalja 10 [kV] Restelica (kodi: 30036002) prej orës 10:30 deri në ora 15:00 .
Vendet: Fshatrat: Glloboçicë, Krushevë, Kukjan, Lubovishtë, Mlikë, Orqushë, Restelicë, Vranishtë dhe Zlipotok.
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive. Mirëmbajtje preventive e daljes 10 kV, shtrëngimi i përçuesve, ndërrim i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar dhe pastrimi i trasesë.
2.Nga NS 110/35/10 [kV] Prizreni 1 do të ndërpritet:
Dalja 10 [kV] Rahoveci (kodi: 30000015) prej ores 10:00 deri në ora 14:00.
Vendet: Rrugët: 13 Liqeni i Hasit, 15 Faik Çabrati (një pjesë), 451 Hysni Morina (një pjesë), 462 Qenë Qenaj (një pjesë), Arban (një pjesë), Atmagjë (një pjesë). Fshatrat: Krajk, Landovicë dhe Tupec.
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, kontrollimi TS/ndërrimi i shtyllave/ shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.
3.Nga NS 110/10 [kV] Theranda do të ndërpritet:
Dalja 10[kV] J10-Shiroka (kodi: 32000019) prej orës 10:30 deri në ora 15:00.
Vendet: Fshati Shirokë dhe një pjesë e rrugës 560 Brigada 123.
Arsyeja: Ndërprerje për siguri- aktivizimi i stabilimentit të ri të tensionit të mesëm.