Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të premten, më 12.07.2024, do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik.
Si rezultat, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.
Prizren
1. Nga TS 110/10kV Prizreni 3 do të ndërprehet:
Dalja 10kV Zhupa prej orës 10:30 deri në ora 15:00
Vendet: Manastericë, Llokvicë, Neprogoshtë, Reqan, Pllanjan Lubinjë e Epërme, Lubinjë e Ulët, Gornjasellë, Mushnikovë, TS Prevalla, HOTEL Sharri, TS Sat styro,TS Shpia e bardhe, Sredska, stajkovc, Bogoshevc dhe Drajqiq.
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, pastrimi i trasesë.
2. Nga NS 110/10 [kV] Theranda do të ndërprehet:
Dalja 10 [kV] Mamusha (kodi: 32000006) nga ora 10:00 deri ora 14:00
Vendet: Fshatrat: Leshan, Mamushë (një pjesë), Nepërbisht dhe Tërnje.
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, mirëmbajtje preventive i daljes 10kV (shtrëngimi i përçuesve, ndërrim i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar)