LAJME

Vend i lirë pune në shkollën fillore “Loyola”

Vend i lirë pune në shkollën fillore “Loyola”
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Dhjetor 2023, 15:55

“Loyola–Gymnasium” ka shpall konkurs për një mësimdhënës ose mësimdhënëse për mësim klasor në Shkollën Fillore “Loyola”, zëvendësim për pushimin e lehonisë.

Kandidati duhet të fillojë punën më 09.01.2024.

Kushtet që duhet të plotësohen:

-Diploma e fakultetit përkatës (është e preferueshme grada master);

-Letër motivuese;

-CV;

-Të jetë banor i Kosovës (kopje e letërnjoftimit);

-Vërtetimin se nuk është nën hetime.

Kandidatët që kanë diplomuar në universitetet jashtë Kosovës duhet të kenë diplomë të nostrifikuar nga MASHTI.

Dokumentet shtesë:

Certifikata të trajnimeve;

Referenca etj.

Dokumentet e kërkuara duhet të dorëzohen në zyrën e administratës, prej sot, datë 14.12.2023 deri më 22.12.2023, drejtpërdrejt ose përmes postës elektronike, në: alg-info@alg-prizren.com.

Për çdo informacion, ju lutemi shkruani në alg-info@alg-prizren.com ose telefononi në nr. +383 44 827 909.

Këtu mund ta gjeni formularin e aplikimit për punësim: https://bit.ly/3OYQsla

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika