Fal donacionit të vëllezërve Sope nga Zhuri i Prizrenit dhe gatishmërisë së ekipit të puntorëve, të shtunën kanë filluar punimet në repartin e dializës në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit. Behar Sope ka njoftuar se aktualisht punimet po zhvillohen në pjesën 2/4, me ç’rast sallat ku marrin shërbime shëndetësore pacientët në këtë repart do të renovohen me kushte më moderne.
Përveç pamjes, komoditeti edhe paisjet janë komode dhe moderne.





