Dy vëllezërit nga Zhuri, Atdhe dhe Lumjan (Mitat) Badalli me qëndrim në St.Gallen të Zvicrës, kanë shprehur dëshirën që t’i ndihmojnë disa familje në nevojë në vendlindjen e tyre, njofton kryetari i Bashkësisë Lokale në Zhur, Behar Begaj.
Kryetari Begaj së bashku me kryetarin e komisionit për çështje humanitare në Zhur, Samidin Badalli dhe anëtarin e këtij komisioni, Islam Omaj, kanë përpiluar listën për familjet në nevojë dhe me dëshirën më të madhe kanë filluar aksionin për ndarjen e ndihmave ushqimore.
“Në emër të BL Zhur dhe në emër të familjeve në nevojë, falenderojmë vëllezërit Badalli për zemërbardhësin e tyre që treguan në këto kohë të vështira për ti dalë në ndihmë këtyre familjeve.
Shpresojmë se në ditët në vazhdim të kemi edhe vullnetarë të tjerë për t’i ndihmuar familjet në nevojë”, ka njoftuar kryetari i BL Zhur, Behar Begaj./tvprizreni.net/
Dy vëllezërit nga Zhuri, Atdhe dhe Lumbardh (Mitat) Badalli me qëndrim në ST.Gallen të Zvicrrës kanë shprehur…
Posted by Bashkësia Lokale Zhur on E hënë, 21 Dhjetor 2020