LAJME

Vëllau i Liridona Ademajt: Takimi me Prokurorinë na ofroi siguri edhe më të madhe që hetimet janë duke shkuar mirë

Vëllau i Liridona Ademajt: Takimi me Prokurorinë na ofroi siguri edhe më të madhe që hetimet janë duke shkuar mirë
TV Prizreni
TV Prizreni
22 Dhjetor 2023, 13:18

Familja e Liridona Ademajt ka zhviluar një takim me Prokurorinë Themelore të Prishtinës, për t’u informuar rreth hetimeve për vrasjen e saj.

Vëllau, Leonardi, ka shkruar se në këtë takim janë informuar rreth rastit të vrasjes së Liridonës, brenda kufijve që i lejon ligji.

Ai tutje ka thënë se ky takim i ka ofruar siguri edhe më të madhe që hetimet janë duke shkuar mirë.

“Ne i shprehëm falenderimet hetuesëve, prokurores së rastit dhe të gjithë prokurorëve që janë duke ndihmuar në zbardhjen e plotë të rastit. Ne besojmë në të gjitha institucionet e drejtësisë dhe mbesim me shpresë që rasti do të zgjidhet në mënyrë profesionale”, ka shkruar Ademaj.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika