- Reklama -

Vëllau i Jakup Krasniqit kandidat për deputet nga Nisma

Abdyl Krasniqi, vëllau i kryetarit të Këshillit Kombëtar të NISMËS Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, do të kandidoj për deputet më 14 shkurt nga radhët e Nisma-s.

Kështu ka bërë të ditur i pari i kësaj partie, Fatmir Limaj.

- Reklama -

Ai tha se Jakup Krasniqi aq sa i mungon familjes, po aq sa edhe skenës politike dhe publicistike të Kosovës.

Kurse për kandidatin për deputet, Abdyl Krasniqi tha se “angazhimi i tij në vijë të parë të luftës sonë politike është një mesazh i qartë se do t’i mobilizojmë të gjitha energjitë tona atdhetare dhe profesionale me qëllim që fryma atdhetare që ka mbjellë Jakup Krasniqi të dalë sa më e fuqishme në këto zgjedhje!”.

Postimi i plotë:

Arrestimi i paradokohshëm i kryetarit të Këshillit Kombëtar të NISMËS Socialdemokrate, z. Jakup Krasniqi ishte një goditje e madhe jo vetëm për partinë tonë, por për tërë kombin shqiptar.

Ai i mungon familjes, po aq sa edhe skenës politike dhe publicistike të Kosovës. Megjithatë, vizioni i tij politik, i mishëruar në NISMËN Socialdemokrate, jeton thellësisht në zemrat tona.

Sot kur jemi në prag të përgatitjeve për zgjedhjet e 14 shkurtit, strukturat tona janë mobilizuar si asnjëherë më parë që ky vizion të dalë sa më i fortë.

Më lejoni t’ju njoftoj se në këto zgjedhje, në listën e kandidatëve për deputet të NISMËS Socialdemokrate është Abdyl Krasniqi, vëllai i Jakup Krasniqit dhe bashkëveprimtar i palodhur në rrugëtimin e deritashëm.

Angazhimi i tij në vijë të parë të luftës sonë politike është një mesazh i qartë se do t’i mobilizojmë të gjitha energjitë tona atdhetare dhe profesionale me qëllim që fryma atdhetare që ka mbjellë Jakup Krasniqi të dalë sa më e fuqishme në këto zgjedhje!

Mbështetja që sot i jepet NISMËS Socialdemokrate është mbështetje për frymën e liderit të saj që padrejtësisht mbahet në Hagë!

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Arrestohet në Prizren ministri Fikrim Damka

Ministri në largim i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, është...

Dy të lënduar rëndë nga aksidenti në rrugën Prizren – Suharekë

Tre persona kanë pësuar lëndime, dy prej tyre më...

Ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes sot në qytetin e Prizrenit

KRU "Hidroregjioni Jugor" ka njoftuar se me rastin e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort