Sot është bërë një vit kur presidentja e vendit, Vjosa Osmani është zgjedhur në këtë post nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu thotë se nuk është penduar për asnjë moment që nuk e ka votuar Osmanin.
Në vitin e parë të mandatit të Osmanit në krye të vendit, Ish nënkryetari i LDK-së thotë se nuk ka arritur asnjë sukses.
“Nuk e ka bërë asnjë punë të mirë për këtë vend. Nuk pres që do të përmbushë pritjet e as të atyre që e kanë mbështet e as të Kosovës që i ka për obligim. Nuk pres. Ata deputetet të LDK-së që e kanë votu dihen. Unë jam një prej atyre që nuk e kam votu. Edhe nuk jam pendu për asnjë moment”, ka thënë Veliu për Indeksonline.
Deputeti i LDK-së thotë se presidentja ka dështuar në politike të jashtme, por edhe në të gjitha dimensionet tjera.
Sa i përket koordinimit ndër institucional, Veliu thotë se me ajo me kryeministrin ka një koordinim të shkëlqyeshëm.
“Binom i njohur tashmë është Kurti-Vjosa”, ka shtuar Veliu.
Kujtojmë se presidentja Osmani është zgjedhur me votat e koalicionit qeverisës. Shumica e deputetëve të LDK-së kishin qëndruar në salle për t’ia mundësuar kështu fillimin e procedurave për zgjedhjen e saj në krye të vendit.