Gazetari Vehbi Kajtazi ka reaguar pas lajmit që ka publikuar Gazeta Express se sot gjatë ditës pritet që të votohet për ligjin për zgjedhje, para seancës për presidentin e ri, raporton Gazeta Express.
Sot gjatë ditës pritet që të votohet për presidentin e ri të Kosovës, pasi që kanë mbetur tashmë edhe tre ditë kur përfundon afati për votimin e një personi në karrigen më të rëndësishme të shtetit.
Vetëvendosje që ka mbledhur tashmë nënshkrimet e 40 deputetëve për seancë të re, pritet që para se të thirret e njëjta ta votojë edhe për ndryshimin e ligjit për zgjedhje, merr vesh Gazeta Express.
Pas këtij lajmi ka reaguar gazetari Vehbi Kajtazi.
Ai ka thënë se kjo paralajmëron zgjedhje të reja.
“Per hair zgjedhjet e reja! Ndryshe nuk e kish inicu kete ligj“, ka shkruar ai./GazetaExpress/