Përmes rrjetit social “Twitter”, prizrenasi Vedat Muriqi, ka ngushëlluar familjet që humbën më të dashurit e tyre nga tërmeti që goditi një pjesë të Turqisë.
Muriqi, që një pjesë bukur të madhe të karrierës e kaloi në Turqi, tha se zemrat tona janë me ta në Izmir.
“Më vjen keq për atë që ndodhi. Unë uroj mëshirë nga Allahu për ata që humbën jetë, ngushëllimet e mia për familjet e tyre dhe shërimin të shpejtë për të gjithë të prekurit nga tërmeti. Zemrat tona janë me ta në Izmir”, shkroi Muriqi.





