SPORT

Vedat Muriqi merret vesh me Mallorca-n për transfer të plotë

Vedat Muriqi merret vesh me Mallorca-n për transfer të plotë
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Qershor 2022, 21:31

Sulmuesi përfqësues së Kosovës, prizrenasi Vedat Muriqi i thotë “PO” klubit të Mallorcës për ofertën e transferimit me karton të plotë, meson Syri.net Kosova.

Këtë informacion ekskluziv, Muriqi e ka konfirmuar për “Syri.net”, teksa ka thënë se ka arritur marrëveshje personale me klubin iberik, duke u shprehur se tënjëjtit klub i ka dhënë me kohë OKAY-in e tij, ndërkohë që tashmë pritet vetëm marrëveshja me klubin e Lazios për transferimin e plotë.
“Po kam qenë në huazime drejt blerje për momentin Mallorca është në tentativë me Lazion kështu që jam në pritje, faktikisht Mallorca e ka OK nga unë ngase kur merret një lojtar huazim me drejt blerje klubi dhe lojtari duhet të miren vesh edhe për obligimin apo opsionin nëse klubi e pranon ta blej lojtarin atëherë duhet që edhe kontrata të jetë gati, kështu që faktikisht I bie që une me Mallorca-n që nga janari jam okay me kontratën, është momenti që Mallorca duhet të realizojë transferrin me Lazion”, është deklaruar Muriqi.

Kujtojmë se futbollisti kosovar Vedat Muriqi ka bërë një transferim me huazim te klubi i La Ligas spanjolle Mallorca nga skuadra e ligës italiane Serie A Lazio. Muriqi kishte nënshkruar me Mallorca-n deri në fund të sezonit aktual.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika