Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi, ka realizuar edhe një gol të rëndësishëm në përballjen ndaj Villarreal, duke rikthyer ekipin e tij në lojë pak para përfundimit të pjesës së parë.
Fillimisht, mysafirët kaluan në epërsi në minutën e 31-të me anë të Perezit nga pika e bardhë. Megjithatë, rezultati u barazua në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë (45+2’), pas një gabimi të portierit kundërshtar. Muriqi u gjend në vendin e duhur dhe me një goditje të lehtë e dërgoi topin në rrjetë për rezultatin 1-1.
Për prizrenasin, ky ishte goli i 22-të në këtë edicion me skuadrën Mallorca në La Liga, duke konfirmuar formën e jashtëzakonshme që po kalon këtë sezon.





