Gjatë parakalimit të Njësisë Speciale Intervenuese të Policisë së Kosovës disa vite më parë, me rastin e shënimit të përvjetorit të pavarësisë së Kosovës, njerëzve të pranishëm në sheshet e Prishtinës u ka rënë në sy një armë e gjatë, me zmadhues e karikator të madh.
Për çfarë arme bëhet fjalë?Arma ngjyrë pluhuri, e cila shihet në duart e pjesëtarëve të Njësisë Speciale Intervenuese quhet “M82 Barret” dhe prodhohet në Shtetet e Bashkuara. Ajo peshon saktësisht 14 kilogramë dhe është e gjatë 140 centimetra, transmeton Gazeta Express.
Në ushtrinë amerikane, kjo armë njihet edhe si “M107”. M82-shi është armë e gjatë gjysmautomatike me precizitet të lartë.
Një pjesëtar i Njësisë Speciale Intervenuese (i pari majtas, me uniformë ushtarake), mban në dorë armën “M82 Barrett”.Largësia maksimale efektive e goditjes është 1.830 metra, ndërsa largësia maksimale e goditjes së rëndomtë është 4.000 metra.
Ndonëse fillimisht është dizajnuar për shkatërrimin e pajisjeve ushtarake të armikut, ajo nga disa forca të armatosura përdoret edhe në sistemet kundër personelit të armikut. M52 njihet edhe si “Light Fifty” (“Pesëdhjetëshja e Lehtë”) për shkak të kalibrit pesëdhjetësh, sipas standardeve të NATO-s.Arma prodhohet në tri variante kryesore: M82A1, M82A2 dhe Marrett M106A1.
Dizajnues i saj është amerikani Ronnie Barrett dhe për herë të parë është dizajnuar në vitin 1980. Në vitin 2007, çmimi i armës ka qenë rreth 9.800 dollarë amerikanë.
Njësia Speciale e Ushtrisë së Meksikës me “M82 Barrett”Kjo armë është blerë nga ushtritë dhe policitë e së paku 30 shteteve, përfshirë Gjermaninë, Francën, Italinë, Finlandën, Danimarkën, Holandën, Belgjikën. Me të janë të armatosura edhe forcat speciale të Meksikës, që luftojnë kundër grupeve kriminale të drogës.Në vitin 2016, M82 Barrett u zgjodh arma e gjatë zyrtare e shtetit Tennessee në Shtetet e Bashkuara.