LAJME

Vdiq një person, dyshohet se ra aksidentalisht në lumin Morava

Vdiq një person, dyshohet se ra aksidentalisht në lumin Morava
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Mars 2024, 22:45

Një person ka vdekur të martën mbrëma pasi dyshohet se ka rënë në lumin Morava afër pikës kufitare “Dheu i Bardhë”.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka thënë për KOHËN se bëhet fjalë për një 69-vjeçar nga Ferizaj, i cili dyshohet se ka rënë aksidentalisht në lumë.

“Sipas informatave të para, i ndjeri së bashku me fëmijët e tij (djalin dhe vajzën) me veturë ishin nisur në drejtim të pikës kufitare ‘Dheu i Bardhë’. Në afërsi të parkingut afër pikës kufitare viktima është afruar afër lumit dhe dyshohet se ai aksidentalisht ka rënë në lumë. Janë njoftuar të gjitha njësitë përkatëse të cilat janë marrë me rastin”, ka thënë Hashani.

Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i pa jetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa rrethanat e rastit po hetohen nga Policia rajonale në Gjilan.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika