LAJME

Vdiq një 26-vjeçar pasi dyshohet se u godit nga rrufeja në Suharekë

Vdiq një 26-vjeçar pasi dyshohet se u godit nga rrufeja në Suharekë
TV Prizreni
TV Prizreni
1 Korrik 2026, 19:13

Një 26-vjeçar ka vdekur pasi dyshohet se ishte goditur nga rrufeja, të mëkurën pasdite në zonë malore mes bjeshkëve të Bukoshit dhe Dellocit.

Policia njoftoi se e ka pasur të vështirë të arrinte deri te vendi meqë ishte “zonë e thellë malore”.

Në vendngjarje, ekipi emergjent ka konstatuar vdekjen e F.B.

“Emergjenca e Suharekës ka njoftuar Policinë se afër vendit të quajtur ‘Guri i Dellocit’, në zonën malore ndërmjet bjeshkëve të Bukoshit dhe Dellocit, dyshohej se një person ishte goditur nga rrufeja dhe, sipas informatave fillestare, ishte pa shenja jete. Këto informata Emergjenca i kishte pranuar nga disa banorë të fshatit Delloc. Menjëherë pas pranimit të njoftimit, patrulla policore e Stacionit Policor në Suharekë, së bashku me hetuesit, është nisur drejt vendit të ngjarjes”, njoftoi PK.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika