Një ushtar i Ushtrisë turke, pjesë e KFOR-it, i cili shërbente në Ekipin Monitorues Ndërlidhës në Gjilan, ka vdekur më 04.03.2024.
Sipas KFOR-it, ushtari ka vdekur derisa ishte në gjumë.
Shkaku i vdekjes së tij ende nuk është konfirmuar.

Sipas njoftimit të KFOR-it, ushtari ka shërbeyer me dallueshmëri dhe kontribuoi përmes shërbimit të tij të përditshëm në përpjekjet e vazhdueshme të KFOR-it drejt sigurisë së qëndrueshme në Kosovë.
“Përkushtimi dhe angazhimi i tij në mision do të kujtohen dhe nderohen gjithmonë” – thuhet në njoftimin e KFOR-it.
Sipas forcës paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, për vdekjen e ushtarit janë njoftuar familjarët e tij.
Kurse, komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, u ka shprehur ngushëllime familjes dhe miqve të ushtarit.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.