LAJME

Vdes një shtetas i huaj në Spitalin e Prizrenit

Vdes një shtetas i huaj në Spitalin e Prizrenit
TV Prizreni
TV Prizreni
27 Tetor 2025, 09:37

Një shtetas i huaj ka vdekur të dielën në Spitalin e Prizrenit.

Kështu ka njoftuar policia përmes raportit 24 orësh, derisa bëhet e ditur se me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Raportohet se në Spitalin e Prizrenit ka ndërruar jetë viktima mashkull shtetas I huaj. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, njoftoi policia.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika