Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka humbur jetën në fshatin Novesellan të Prizrenit, pasi është rrokullisur me motor.
Vdes një person në fshatin Novesellan të Prizrenit, u rrokullis me motor

Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur të martën, ndërsa i dyshuari ishte dërguar për trajtim mjekësor dhe vdiq si pasojë e lëndimeve.
“Fsh. Novesellan 13.08.2024-NN. Raportohet se një mashkull kosovar është rrokullisur me motor. Njësiti i emergjencës, personin e lënduar e kanë dërguar për trajtim mjekësor, ku më pas i njëjti ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

20 punëtorë të vdekur në punë më 2026, Azemi: Përgjegjësia kryesore mbi pronarët e kompanive

Hamza: PDK-ja do të veprojë që ligjshmëria të rikthehet

Axha raporton në polici zhdukjen e mbesës, ajo është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthye

