Një minator ka vdekur në vendin e tij të punës në minierën Crnac të Leposaviqit.
B.C (1962), minator serb nga Kosova vdiq dje në rrethana akoma të pasqaruara gjatë punës në horizontin e tetë, në korridorin numër 801 / A në këtë minierë, ka konfirmuar për Kossev zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, togeri Branislav Radoviq.





