Një grua 66-vjeçare ka vdekur në orët e para të së martës në Spitalin e Prizrenit dhe familjarët e saj kanë raportuar në Polici se asaj nuk i është dhënë tretman mjekësor.
Policia është duke e hetuar rastin që është cilësuar si “mosdhënie e ndihmës mjekësore”, ndërkohë që nga Spitali i Prizrenit kanë thënë se pacientja ka shkuar aty në gjendje të rënduar.
”Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se viktimës femër kosovare nuk i është dhënë tretman mjekësor dhe si pasojë viktima ka vdekur pas një kohe të shkurtër”, thuhet në raportin 24-oërësh të Policisë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës thuhet se është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Në një përgjigje Spitali i Prizrenit ka bërë të ditur se pacientja me iniciale Sh.S. e lindur në vitin 1958, ka vdekur në repartin e Internos në orën 02 e 40 minuta të martën.
Ata kanë thënë se ajo është sjellë në spital në gjendje të përgjithshme të rënduar dhe bëhet e ditur se para pes ditësh ajo i ishte nënshtruar një operacioni.
“Pacientja në spital ka ardhur me gjendje të përgjithshme të rënduar, gjendje somnolate dhe hypotension 90/60. Pacientja fillimisht është trajtuar në Shërbimin e emergjencës, ku është konsultuar anesteziologu dhe mjeku kirurg, pasi që pacientja ka pas operacion para 5 vitesh e diagnostifikuar me Tu. Colonis. Nga emergjenca pacientja është dërguar në repartin e Internos, ku mjekët kujdestar kanë bërë trajtimin mjekësor. Por, edhe përkundër trajtimit, pacientja ka ndërruar jetë në ora 02.40 minuta. Në fletdalje është diagnoza: Hypotensioarteialis, Diabetes mellitus typ 2 Tu.colonis Status post op. Obs.Sepsis. Cardiac”, thuhet në përgjigje. /koha/